Legjenda e futbollit Diego Maradona, ka thënë se dëshiron që Napoli të fitojë Seria A këtë edicion dhe shpreson ta arrijë me trajnerin Gennaro Gattuso.
Ish sulmuesi feston ditëlindjen e 60-të dhe përmes një letre ka zbuluar se dëshiron që Napoli të fitojë Scudetto, transmeton portali arbresh.info.
Argjentinasi tha se është krenar që ka luajtur për Napoli-n dhe shpreson se klubi këtë edicion të fitojë Scudetto.
“Do të doja që Napoli të fitonte tjetër Scudetto. I nderuar Gattuso, shko përpara, me kapacitetin tënd për futboll”.

“Do duartrokas për ty dhe dua të tregoj diçka: Ka njerëz që thonë për të luajtur për Barcelonën, Real Madrid-in ose Juventus-in”.
“Por, unë jam krenar që isha pjesë e Napoli-t. Shpresoj që një ditë edhe ti të thuash të njëjtën gjë”, deklaroi ai.
Maradona ishte pjesë e “Napolitanëve” në vitet 1984 – 1991, duke fituar dy herë titullin e Seria A, një herë Kupën e Italisë dhe një herë kupën e UEFA-s./arbresh.info.
“Dardanët” dalin me njoftim sa i përket biletave për anëtarë...
Aksident mes dy veturave në Mitrovicë, lëndohen gjashtë pers...
Prishtina me fitore jetike ndaj Pejës në “Karagaç”
Mbytet anija në brigjet greke, 22 të vdekur
Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për pesë ditë...
Aliti për mediat turke: Turqia ka një kombëtare shumë të for...