Vjen periudha kur moti po ftohet, ndërsa ajri do të jetë i ndotur. Kur moti është ftohtë është shumë me rëndësi secili prej nesh të kujdeset për shëndetin personal, dhe madje edhe nga ftohja dhe gripi sezonal.
Në këtë kuptim, mbulimi i gojës dhe hundës, maskë, shall mundëson të thithim ajër të ngrohtë, të mos gjendemi në grupin në të cilin ka bartës së virusit dhe të shmanget ndikimi i dëmshëm i grimcave PM 10 për të cilat ka dëshmi se i mundësojnë virusit të udhëtojë më larg nga rruga e zakonshme të pikave të gëlbazës gjatë të folurit, thotë Filipçe në video mesazhin të publikuar në profilin e tij në FB.
E gjithë kjo, thekson ministri, janë argumente të cilat neve gjatë diskutimit me ekspertë, virologë, infektologë na treguan në atë se megjithatë maska në ambient të hapur duhet të mbahen.
“Nëse mbahen në vende ku me ulje mbahet distancë, në restorante nuk ka logjikë të mbahen maska gjithsesi, por mendoj se kjo masë dukshëm mund të ndikojë në pasqyrën epidemiologjike që ta ulë numrin e të të infektuarve të rinj dhe ta parandalojë transmisionin e virusit”, theksoi Filipçe.
Kurti takon virtualisht Haddad, flasin për integrimin evropi...
Prishtina 01 fituese e Kupës së Kosovës në futsal
Arsenali shkon në pushim me epërsi ndaj Atleticos
Bashkimi arrin fitoren e dytë në serinë gjysmëfinale ndaj Bo...
Mbi një orë bisedë telefonike mes Trump dhe Putin, çfarë dis...
Banka Botërore parashikon rritje ekonomike prej 3.7 për qind...