
epa08517923 An ambulance carrying patient infected with the novel SARS-CoV-2 coronavirus causing the COVID-19 disease arrives at the City General Hospital 8 September in Skopje, North Macedonia, 30 June 2020. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI
Në Itali vazhdon të mbetet shqetësuese situata e pandemisë.
Numri i personave aktivë pozitivë ka kapërcyer numrin e personave të shëruar.
Viktimat Covid janë deri më sot mbi 38 mijë ndërsa të infektuarit mbi 616 mijë.
Kryeministri italian Giuseppe Conte ka raportuar sot në dy dhomat e parlamentit italian duke informuar se vendi ndodhet në një fazë kritike të skenarit 3, me një i cili ka detyruar qeverinë të ndërmarrë masat e fundit
Në 24 orët e fundit Italia ka regjistruar 217 viktima e 26 831 të infektuar më shumë.
Në rritje shqetësuese është numri i të infektuarve që kërkojnë kurim spitalor e janë 983 më shumë se një ditë më parë e 115 të shtruar në repartet e terapisë intensive.
Aktualisht janë 299 191 të infektuar aktivë e për herë të parë ky numër kapërcen numrin e personave të shëruar nga Covid e që është 279 282.
Në 24 orët e fundit janë 3879 të shëruar më shumë.
Në Italia janë kryer 201 452 tamponë në 24 orë e numri i përgjithshëm i të infektuarve deri më sot është 616 595 e i viktimave 38 122.
Rajoni i Lombardisë mbetet më shqetësuesi në nivel kombëtar.
Sot janë regjistruar 7339 të infektuar , 57 viktima, 57 të sëmurë më shumë në repartet e terapisë intensive, e 283 të infektuar më shumë në kurim spitalor.
Qyteti i Milanos mbetet qendra urbane me numrin më të infektuarve në Itali me1393 raste më shumë në 24 orët e fundit e provinca e këtij qyteti ka shënuar sot 3211 persona të infektuar.
Në Campania janë shënuar 3103 raste më shumë, në Veneto 2109, në Lazio 1995, në Piemonte 2585 ./oranews
Murati: Pagat janë rritur 53% përgjatë Qeverisë Kurti
Kurti: Xhudoja është suksesi më i madh që e kemi ndërtuar dh...
Alarm në Suharekë: Konfirmohet lija e deleve dhe dhive, ndal...
Zgjedhjet presidenciale në Kolumbi, të dielën kolumbianët dr...
Rama nga Lezha: Objektivi ynë, vendosja e flamurit të Skënde...
Kurti bën homazhe në Marinë në nderim të dëshmorëve Rasim Ki...