Të premten dhe të dielën do të zhvillohet java e parë në Ligën e Parë, që do të jetë mjaft interesante. Në këtë edicion, Liga do të numërojë dhjetë skuadra që do të luftojnë për të hyrë në elitën e basketbollit të Kosovës.
Të premten do të zhvillohet ndeshje interesante mes AS Prishtinës, që luajti në Play-out me Trepçën dhe RC Cola Drita, që synon të rikthehet në elitë. Po ashtu të premten përballen edhe New Basket-Marigona Hill Prishtina dhe Lipjani-Megasports.
Ndërkohë, të dielën do të përballen Istogu me Feronikelin, ku kjo e fundit edicionin e kaluar kishte garuar në Superligë dhe Vushtrria-Prishtina e Re.
Statistikat ‘LIVE’ mund t’i ndiqni në faqen zyrtare të FBK-së.
Liga e Parë – Java 1
E premte
19:00 AS Prishtina vs RC Cola Drita
19:15 NEË Basket vs Marigona Hill Prishtina
19:30 Lipjani vs Megasports
E diel
14:00 Istogu vs Feronikeli
15:00 Vushtrria vs Prishtina RE./arbresh.info.

Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...
Costa: Normalizimi me Kosovën, kusht për Serbinë në BE
FIFA ndalon shishet e ujit në Kupën e Botës, tifozët dhe eks...
Vrasja e policit, ministri Lamallari: Kam kërkuar nisjen e p...