Evropa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por dhe vende të tjera janë përfshirë nga një valë e dytë e koronavirusit.
Në një kohë që shumë vende po nisin mbylljen e dytë, një panoramë tjetër vjen nga Australia. Qeveria e këtij vendi ka vendosur lirimin e masave, pasi një periudhe të gjatë karantine.
Qytetarët në Australi, veçanërisht në Melbourne, i janë gëzuar sot rikthimit të jetës dhe heqjes së masave kufizuese.
Pas një periudhe të gjatë izolimi, qytetarët sot dolën nga shtëpitë e tyre dhe jetuan jetën të lirë duke shkuar në bare, restorante dhe dyqane.
Melburni ishte vatra më e madhe e valës së dytë në Australi nga pandemia e koronavirusit dhe hyri në një bllokim të dytë për gati katër muaj, më i rrepti që kishte parë vendi.
Në Itali do të mbahet një manifestim përkujtimor për sakrifi...
Gjendet një trup i pajetë në një pyll në Istog, dyshohet se ...
DnV thirrje presidentes dhe partive për emërimin e përbërjes...
Trump paralajmëroi Iranin se sot do ta godasë rëndë
Kosova U17 e mbyll me humbje ciklin kualifikues, rikthehet n...
Erdogan telefonon Starmer: Sulmet ndaj Iranit kërcënojnë sta...