Në provincën Filipine të Samarës Veriore, gjatë një ndërhyrje në një përleshje të paligjshme mes gjelave, njëri prej tyre vrau policen Christine Bolok.
Gjeli goditi togerën me këmbë, në të cilën kishte një teh çeliku, i mprehtë si një brisk, i cili zakonisht është i lidhur në këmbët e tij, shkruanBBC, raporton Telegrafi.
Tehu i preu kofshën e majtë, duke prerë arterien femorale. Bolok u dërgua në spital dhe u shpall e vdekur.
Luftërat me gjela janë ndaluar në shtetin filipinez gjatë epidemisë së coronavirusit.
Para pandemisë, luftimet lejoheshin vetëm në arena të licencuara të dielave dhe festave të ligjshme, si dhe gjatë festimeve lokale që zgjasnin maksimumi tre ditë.

Çitaku: Në seancën e parë të punës, do të kërkojmë të mirato...
Kusari: Ka gjasa që sonte të jenë dy seanca
Kusari-Lila: Albulena Haxhiu do të jetë Kryetare e Kuvendit
Kush do ta drejtojë seancën sot?
NATO nis stërvitjen për forcimin e pranisë në Arktik
Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për shitblerje të nar...