Kreu i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka nënshkruar sot një tjetër kontratë për projektin e radhës që ka të bëjë me mbështetjen e të rinjve në fushën e teknologjisë informative (IT) Social Hub.
Sipas, Hazirit, përmes këtij projekti parashihen trajnime për të rinjtë, nën grante që do të financohen bizneset e reja të cilat janë pronarë të rinjtë etj, raporton arbresh.info.
“Ende pa përfunduar projekti i të rinjve në agro-biznes, sot e nënshkrova projektin e radhës për mbështetjen e të rinjve në fushën e teknologjisë informative (IT) Social Hub, ku parashihen parashihen trajnime për të rinjtë, nën grante që do të financohen bizneset e reja të cilat janë pronarë të rinjtë etj”, ka shkruar Haziri në Facebook.
Sipas tij, projekti kap koston e mbi 420 mijë euro, derisa financohet nga Bashkimi Europian dhe me pjesëmarrjen financiare nga Komuna.
Haziri thotë se për 5 vjet, 10 projekte me BE’në, me kosto totale mbi 4 milionë euro për Gjilanin./arbresh.info/
Postimi i plotë:
Pacolli kritikon sistemin gjyqësor në Shqipëri: Po sfidohen ...
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi