Dy pagesa në vlerë 33.558 euro janë ekzekutuar nga Thesari i Komunës së Podujevës në kategori të gabuar.
“Vlera 31.128 euro është paguar nga kategoria e investimeve kapitale për kompensimin e pagave të një punëtoreje të arsimit, të larguar nga puna pa bazë ligjore. Si dhe vlera 2.430 euro është paguar nga kategoria e mallrave dhe shërbimeve për kompensimin e tri pagave jubilare me rastin e pensionimit”.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Degës së PDK-së në Podujevë dhe kandidati për kryetar i kësaj komune, Naim Fetahu.
Ai ka thënë se kjo ka ndodhë sepse komuna, e para, ka larguar nga puna një punëtore të arsimit pa bazë ligjore. “E dyta, nuk ka planifikuar mjete të mjaftueshme në kategorinë e pagave. Kjo është përgjegjësi direkte e kryetarit të komunës që të siguroj se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që shpenzimet të planifikohen në ndarjet adekuate të buxhetit”.
Superliga vazhdon me tri super përballje, vëmendja në Gjilan
Trump i jep ultimatum Iranit: Keni 48 orë ose do t’ju ...
Rama uron Ditën e Sulltan Nevruzit: Mesazh paqeje dhe harmon...
Armatim i rëndë zbulohet në një shtëpi të pabanuar në Zubin ...
Vrasja e rëndë në Klinë, policia jep detaje
Zhduket një person në Gjilan