Diona Fona është një këngëtare e re e cila shumë shpejt është bërë e dashur për publikun.
Diona është rikthyer nga Londra në Prishtinë për të vazhduar karrierën muzikore.
Këngëtarja ka qenë e ftuar në emision “Reload” në RTV Dukagjini ku ka folur për projektin e saj të fundit “Xhani”.
Artistja ndër të tjera ka paralajmëruar edhe një bashkëpunim ndërkombëtarë sa i përket një projekti muzikor.

“Do të ketë bashkëpunim me një artist internacional. Është një bashkëpunim që mezi po pres të publikohet…Kënga është kryer, ka mbetur vetëm realizimi i videoklipit”, tha ajo.
Diona thotë se për momentin ndjehet e plotësuar edhe në tregun shqiptar.
Këngëtarja ka shuar kureshtjen e fansave duke u përgjigjur disa pyetjeve “blic” të fansave.
Ajo ka thënë se nuk ka operacione plastike, ndërsa nuk ka dashur as të flas nëse është apo jo në një lidhje dashurie./Telegrafi/
Kusari-Lila për çmimin e naftës: Largimi ose ulja e TVSH-së ...
Raportohet se i plagosuri në rrugën B është inspektor në IPK
Gjuajtje me armë zjarri në Rrugën B, dyshohet për të plagosu...
BE kritikon Beogradin
Gjesti sjell foto krah avokatit të tij: Gjithmonë falënderue...
Një qytetar në Shtime dorëzon vullnetarisht një armë zjarri