Luka Modric është rrëfyer në një intervistë për “FourFourTwo”.
Ai ka zbuluar shumë gjëra për karrierën në Real Madrid.
Natyrisht, nuk kishte se si të mos fliste edhe për Cristiano Ronaldon, me të cilin e ndau dhomën e zhveshjes për shumë vite dhe fitoi shumë trofe.
“Ende kam kontakt me të, kur e fitova Topin e Artë më uroi dhe kjo natyrisht se do të thotë shumë për mua, kur një person si Ronaldo të dërgon mesazh për këtë çmim të rëndësishëm sepse ai e ka fituar, e di atë ndjenjë”, u shpreh Modric.
“Të luaja me Ronaldon në Real Madrid ishte fantastike dhe speciale. Ai është një ndër më të mirët në histori të futbollit. Ai ishte shumë kërkues… gjatë ndeshjeve ai donte që të gjithë të jepnin më të mirën. Ai na motivonte, ishte lider”.
Ronaldo e la Realin në verën e vitit 2018, pas 438 ndeshjeve me Reali ku shënoi 450 gola.
“Drejtësi, jo politikë!” – Hamza shpërndan pamje nga përgati...
Shën Valentini mes natyrës: Rama ndan një zemër nga Banjat e...
Rubio thotë se SHBA-ja dhe Evropa janë bashkë
Hovenier: Kosova humbi disa mundësi për 1 vit, anëtarësimi n...
Mbi 1 mijë e 300 biznese u shuan gjatë vitit 2025, dominon m...
“Askush mbi klubin”, Luis Enrique me nervozizëm i vendos vij...