Të paktën 10 persona janë plagosur në një sulm me 2 raketa balistike në rajonin Jarabulus i cili u pastrua nga terroristët nëpërmjet operacionit “Mburoja e Eufratit” në veri të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burimet e opozitarëve ushtarakë, sulmi është kryer ndaj rafinerive të naftës në zonën Kusa në jug të Jarabulusit në Siri i cili ndodhet përballë rajonit Karkamış të qytetit Gaziantep të Turqisë.
Nga të dhënat paraprake thuhet se sulmi ku si pasojë janë plagosur 10 persona është kryer me dy raketa balistike nga flota ruse e vendosur në Latakia.
Ekipet e Mbrojtjes Civile (Beretat e Bardha) kanë vazhduar punimet për shuarjen e zjarrit.
Maqedonci, nderohet nga Ushtria e SHBA-ve
PDK: Tendenca për rishkrimin e historisë në shkollat tona, e...
Seanca e Kuvendit të Zubin Potokut mbahet sot, në rend dite ...
Aksident në Kukës, vetura përplas 49-vjeçaren
Zelensky thotë se data ose vendi i raundit të ardhshëm të bi...
Kurti viziton Odën e Mjekëve të Kosovës