Një ngjarje e rëndë që ndodhi në fshatin Poliçkë, tronditi jo vetëm Kamenicën e Gjilanin me rrethinë, por gjithë vendin, kur doli lajmi se 19 vjeçarja, Arbesa Murseli Lipovica u gjet e varur në degën e një lisi në lagjen Likovica të këtij fshati.
Burime të afërta me familjen e viktimës, kanë bërë të ditur për Gazetën Sinjali se gjatë ekzaminimit të viktimës nga hetuesit policorë në xhepin e majtë të veshjeve sportive të cilat i kishte pasur veshur derisa dyshohet se kishte kryer aktin e vetëvrasjes pasditen e 17 tetorit, është gjetur edhe një letër e verdhë bashkë me telefonin e saj.
Në këtë letër shkruhet:
“Falemiderit shum gjithve ama burrit tem kurrë hallall mos i koftë”.
Por si ndodhi ngjarja?
19 vjeçarja jetonte me burrin, djalin 3 vjeçar dhe familjen e burrit në Gjilan, por në ditën kritike, e gjithë familja kishin shkuar në një shtëpi vikendi në fshatin Poliçkë, ku dyshohet se Arbesa vendosi t’i jepte fund jetës së saj.
E ndjera sipas burimeve të afërta me familjen e saj, pa u vërejtur ishte larguar nga shtëpia në orën 16:00, kurse u gjet e varur në degën e një lisi në një distancë rreth 300 metra larg shtëpisë në orën 16:50.
Trupi i pajetë i të ndjerës me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërkaq kanë nisur hetimet në Prokurorinë Themelore të Gjilanit.
Varrimi i të ndjerës është bërë në varrezat e Gjilanit.
OVL e UÇK-së mbështet protestën në Shkup: Dinjiteti shqiptar...
Gjendja e Lamal nuk është ende mirë: Nuk do të prekë top me ...
Vetaksidenti me fatalitet në Dollc, një nga të lënduarit dër...
Rreth 143 mijë aplikime nga mërgata për të votuar në zgjedhj...
Sa shqetësuese është shpërthimi i Ebolës në Kongo?
Lewandowski përshëndetet me duartrokitje në këmbë në ndeshje...