Disa shkencëtarë holandezë janë befasuar nga një zbulim i papritur në kokën e njeriut.
Ata vunë re një grup i gjëndrash të mëdha të pështymës (të quajtura gjëndra tuberiale të pështymës) të vendosura prapa hundës; saktësisht në cepin ku zgavra e hundës takon fytin. Por cili është qëllimi i tyre?
Me sa duket, gjëndrat janë aty për të ‘lubrifikuar dhe lagur zonën e fytit pas hundës dhe gojës’, raporton The New York Times.
Zbulimi i gjëndrave ka qenë një tronditje për shumë shkencëtarë, duke i lënë ata të shokuar se si kaluan pa u vënë re për kaq shumë kohë.
Dr. Wouter Vogel, një onkolog rrezatues në Institutin Hollandez të Kancerit, tha: “Njerëzit kanë tre grupe të gjëndrave të mëdha të pështymës, por jo atje. Me sa dinim, gjëndrat e vetme të pështymës ose mukozës në nazofaringë janë mikroskopikisht të vogla dhe deri në 1000 janë shpërndarë në mënyrë të barabartë në të gjithë mukozën. Prandaj, imagjinoni sa u habitëm kur i gjetëm këto.”

Rruga drejt NATO-s mbetet prioritet për Kosovën
“Kontrata u vazhdua pa vullnetin e Gjestit”, avokati i artis...
1 muaj paraburgim për Liridon Fetahun, i kërkuar për vrasje ...
Mo Salah konfirmon largimin nga Liverpooli në fund të sezoni...
Trump thotë se SHBA-të ‘po flasin me njerëzit e duhur’ në Ir...
Haxhiu bëri homazhe në Kompleksin memorial në Gllogjan