Arsenal-i ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim të Rapid Vienna, duke e mposhtur me rezultat të ngushtë 1 – 2.
Skuadra e Mikel Arteta-s ishte më e mirë që nga minuta e parë, por fitoren e arriti vetëm pasi bëri disa zëvendësime, shkruan portali arbresh.info.
Gjatë pjesës së parë, dy skuadrat provuan të realizojnë në portën kundërshtare, mirëpo nuk ia arritën.

Kurse, Fountas i zhbllokoi shifrat në minutën e 51-të duke përfituar nga dalja e Bernard Leno-s.
Ishte David Luiz që barazoi shifrat në minutën e 70-të, kurse fitoren e siguroi ylli i skuadrës, Pierre-Emerick Aubameyang pas katër minutave.
Pas kësaj fitore, Arsenal-i është lider i grupit B me tri pikë, kurse Vienna qëndron në pozitën e tretë pa pikë./arbresh.info.
https://twitter.com/grandesligas_/status/1319347047309414405
https://twitter.com/wilnoticias/status/1319349530056327168
Rregulla të reja në Ulqin: Gjoba deri në 500 euro për ata që...
“Përse u ndave me babin”, pyetja e sikletshme që...
E ofendoi publikisht, Fabjola për Arbanën: Ajo nuk duhet të ...
Kurti: Do të investojmë 30 milionë euro në parqe industriale
Hamza: Qytetarët kanë nevojë për zgjidhje serioze, jo për pë...
Evakuim masiv në Pforzheim: Rreth 30 mijë banorë largohen pa...