Gazeta nacionale spanjolle, ABC, ka bërë komente raciste në raportin e saj për ndeshjen mes Barcelonës dhe Ferencvaros në Ligën e Kampionëve, duke e krahasuar Ansu Fatin me “shitës i rrugës zezak i cili ua mbath këmbëve sapo t’i shohë policët duke ardhur”.
Fati pati një mbrëmje tjetër mbresëlënëse në Ligën e Kampionëve të martën, duke shënuar në fitoren 5:1 të Barcelonës kundër klubit hungarez në Camp Nou, raporton Gazeta Express.
Në raportin e saj për takimin e së martës, ABC përdori gjuhë raciste dhe fyese ndaj adoleshentit spanjoll.
“Ansu ishte afër të shënonte me një goditje të një sulmuesi tipik, duke u rrokullisur në mënyrë të përkryer”, shkroi ABC në raportin e saj.
E përditshmja spanjolle pastaj përdori gjuhë fyese ndaj tij: “Ansu ka një ngjashmëri me gazelë kur vrapon. Ai duket si një shitës i rrugës zezak i ri në moshë, të cilin mund ta shohësh duke ia mbathur këmbëve në Paseo de Gracia (sheshin kryesor në Barcelonë) duke bërtitur ‘ujë, ujë’, kur t’i shohë policët duke ardhur”.
17-vjeçari është duke lënë mbresa të mëdha me paraqitjet e tij përkrah Lionel Messit në ekipin e parë të Barcelonës.
Ai ka zënë vend në sulmin e katalonasve pavarësisht konkurrencës së fortë nga Antoine Griezmann dhe Ousmane Dembele.
Formë të lartë Fati po tregon edhe për ekipin kombëtar të Spanjës.
Vdes aksidentalisht një ushtar britanik në Ukrainë
Bayern kthehet tek fitorja në Ligën e Kampionëve, mposht Spo...
Krasniqi u bën thirrje shqiptarëve për pjesëmarrje në protes...
Basha pret ambasadorin gjerman: Kosova i ka përmbushur kusht...
Inter – Liverpool, formacionet zyrtare
Pas KQZ-së, zyrtari i DASH-it vizitoi edhe Gjykatën Kushtetu...