Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka hedhur poshtë mundësinë e dorëheqjes pas vjedhjes së mbi dy milionë eurove nga Thesari i Kosovës, duke thënë se drejtësia do t’i jep dënimin e merituar çdokujt që ka dorë në këtë abuzim.
Partia Demokratike e Kosovës kërkoi dorëheqjen e ministres Bajrami, pas shpërthimit të skandalit në lidhje me miliona euro të keqpërdorur.
Por, kjo e fundit në Debat Plus të TV Dukagjinit e bëri të qartë se nuk do të ofrojë dorëheqje.
“Ndoshta më e lehtë do të ishte të jap dorëheqje dhe të marrë një përgjegjësi që nuk më takon dhe ata që e kanë bërë krimin të veprojnë të lirë. Po të shihet përgjegjësi e imja, unë menjëherë do të isha dorëhequr”, u shpreh Bajrami.
2.1 milionë euro nga Thesari i Shtetit kanë shkuar në llogari të një operatori ekonomik, e lidhur me këtë rast janë suspenduar dy punëtorë të Thesarit të Shtetit, derisa njëri edhe është arrestuar. Ky i fundit që dyshohet se ka kryer transaksionin, për 11 vjet ka qenë punëtor i Thesarit të Shtetit.
Mjetet janë tërhequr nga buxheti i Ministrisë së Infrastrukturës më 9 tetor, e vetëm dje është denoncuar rasti. Lidhur me rastin janë njoftuar organet e rendit, por nuk janë dhënë detaje se te cili operator ekonomik janë transferuar paratë.
Pacolli kritikon sistemin gjyqësor në Shqipëri: Po sfidohen ...
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi