Një studim i fundit ka konfirmuar dyshimet e shumë njerëzve që kanë përdorur një automjet plug-in hibrid.
Më shkatërruese janë rezultatet e ndikimit në mjedis, të cilat thonë se për shkak të diapazonit jashtëzakonisht të vogël elektrik, këto vetura mund të kenë emetime më të larta CO2 sesa makinat me motorë konvencionalë, qoftë me benzinë apo me naftë.
Rezultatet e hulumtimit të kryer nga studiuesit gjermanë kanë treguar se, në rastet kur bateritë në automjetet PHEV nuk karikohen rregullisht, ndikimi negativ është dukshëm më i keq se sa proklamohet. Autorët e studimit shkojnë një hap më tej dhe këshillojnë qeverinë dhe organet rregullatore të heqin të gjitha subvencionet dhe lehtësimet që lidhen me këtë klasë automjetesh.
Kjo është një goditje e fortë për shumë prodhues, veçanërisht markat që kanë “rritur” gamën në muajt e fundit me vetura hibride të tilla, të gjitha në mënyrë që të ulin emetimet mesatare të CO2 të ofertës së tyre.
Dhe rezultatet konkrete nga Instituti Fraunhofer ISI që zhvilloi kërkimin me ICCT (Këshilli Ndërkombëtar për Transportin e Pastër) në rreth 66 modele dhe mbi 100,000 ekzemplarë thotë kështu: Automjetet PHEV në rastin më të mirë do të lëshojnë dy herë më shumë CO2 siç përcaktohet nga cikli i provës, ose NEDC ose WLTP. Në rastin më të keq, emetimet e CO2 katërfishohen, që do të thotë se emetimet e CO2 mund të jenë deri në 200 g/km. /Telegrafi/
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...