Polonia konfirmoi të martën rekord rastesh të reja me koronavirus: 9,291.
Shifra është 16 herë më lartë se numri rekord i raportuar në valën e parë të pandemisë, në pranverë.
Ajo po ashtu paraqet rritje për dyfish brenda një jave.
Afro 9,000 shtretër spitalorë në Poloni janë tani në përdorim nga pacientët me koronavirus dhe Ministria e Shëndetësisë synon të rrisë numrin e shtretërve në dispozicion në rreth 15,000.
Për 24 orët e fundit, autoritetet raportuan për 107 viktima që lidhen me koronavirusin.
Polonia ka regjistruar në total mbi 192,000 raste me koronavirus dhe 3,721 viktima.
Haradinaj: Lufta jonë çlirimtare që na solli Aleancën me NAT...
Policia parandalon kontrabandën e 27 deleve dhe 4 qengjave n...
Muriqi pas rënies së Mallorcas: Sot jemi të trishtuar, të lë...
Ferizaj pret hapjen e fushatës zgjedhore të Vetëvendosjes
Dellova drejt transferimit tek gjiganti ukrainas
Tirana mirëpret konferencën rajonale për transformimin digji...