Superylli brazilian Neymar është i përkushtuar ta vazhdojë karrierën në Paris Saint-Germain, megjithëse verën e kaluar e kishte kërkuar largimin për t’u kthyer në Barcelonë.
Neymari dëshiron të qëndrojë në PSG, edhe pse gjiganti francez ende nuk i ka nisur bisedimet për zgjatjen e marrëveshjes së tij, sipas Le Parisien, transmeton Gazeta Express.
Kontrata e Neymarit, njëlloj si e Kylian Mbappes, mbaron në verën e vitit 2022, por asnjëri prej tyre nuk është as afër vazhdimit të marrëveshjes për të qëndruar në Paris.
Sipas gazetës franceze, Neymari është i përkushtuar të qëndrojë në kryeqytetin francez, por është i zhgënjyer pse klubi ende nuk i ka nisur bisedimet për marrëveshjen e re.
PSG-ja nuk pranoi ta shiste 28-vjeçarin në Barcelonë verën e vitit 2019, përkundër përpjekjeve të mëdha të kësaj të fundit për ta ribashkuar brazilianin me kapitenin e skuadrës, Lionel Messi.
Megjithatë, gjërat duket se kanë ndryshuar dhe Neymar e sheh veten në PSG edhe më gjatë.
IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore nga e marta në Kosovë...
Como e Vojvodës fiton derbin me Romën
Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëh...
Rregulla të forta për plazhet e shqiptare, gjoba deri në 4 m...
Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë
Gjermania ‘skeptike’ në lidhje me misionin detar të BE-së në...