Qendra e kordinimit, është një tjetër shkollë që po nxjerr talentë të lojës më të popullarizuar në planet, futbollit.
Kjo shkollë që drejtohet nga Hivzi Ahmeti, dikur futbollist elitar, tashmë është bërë adresë e shumë të rinjve që mezi presin kohën e stërvitjeve.
Pjesë të kësaj shkollë të futbollit janë një numër i madh i të rinjve që përmes kësaj shkollë synojnë të bëhen futbollistë të kalibrit të lartë.
Njeriu i parë i kësaj shkollë, Hivzi Ahmeti në një interviste për Arbresh.info, shprehet i kënaqur më punën që po bëhet si dhe interesimin e të rinjve për lojën e futbollit.
“Kjo është qendër e kordinimit për futbollistë. Futbollistët janë të ekipeve të ndryshme, juniorëve, kadetëve dhe disa nga Superliga që stërvitën në qendrën në Fushë Kosovë”, u shpreh fillimisht ai.
Ahmeti theksoi se në këtë qendër janë dy trajnerë, derisa ka 27 nxënës të moshave të ndryshme.
“Jemi dy trajnerë, unë dhe Artan Demolli. Qendra ka rreth 27 futbollistë të moshës së ndryshme”, vazhdoi tutje Ahmeti.
Në fund, trajneri zbuloi përkushtimin e madh që kanë lojtarët, të cilët mungojnë shumë rrallë në këto stërvitje.
“Janë shumë të përkushtuar, në gjatë dy ose tri ditëve të javës, stërvitemi dy herë në ditë, kurse mungesat e tyre janë shumë të rralla dhe aty shihet përkushtimi i tyre”, përfundoi trajneri.
I lumtur me mënyrën e stërvitjes është edhe lojtari i Ballkani-t, Qazim Rexhaj, i cili për arbresh.info, tha se stërvitjet janë të intensitet të lartë.
“Stërviti afro që një viti e gjysmë, kjo qendër është shumë e re dhe kushtet janë shumë të mira. Stërvitjet janë në mëngjes me intensitet të lartë, pra me plan-program janë përgatitje fizike”, deklaroi fillimisht ai.
Përmes kësaj qendre, Rexhaj synon daljen në Evropë, meqenëse kjo shkollë i jep mundësinë të bëjë provat të ndonjë skuadër e madhe.
“Me anë të kësaj qendre shkojmë në prova jashtë vendit. Pozita që luajë është mesfushor ofensiv dhe synojnë daljen në Evropë”, u shpreh Rexhaj.
Tjetër futbollistë që është ndarë i lumtur me këtë qendër është edhe mesfushori defansiv, Endrit Munishi, i cili për arbresh.info, theksoi se brenda një muaji ka nisur menjëherë ndryshimet.
“Stërviti që një muaj dhe menjëherë ka ndryshime dhe stërvitjet janë duke vazhduar mjaftë mirë. Stërvitjet janë në mënyrë profesionale, në këtë qendër për secilin futbollistë ka përgatitje”, tha ai.
Munishi synon që së pari të shkëlqejë në Superligë, derisa qëllimi kryesor mbetet të luajë për ndonjë skuadër në Evropë.
“Luaj në pozitën e mesfushorit defensivë, kurse synimet e mia momentalisht është Superliga, por edhe Evropa”, përfundoi Munishi.
Vlen të theksohet se nga kjo qendër sportive, shumica e futbollistëve dalin për prova në top klubet e mëdha./E.Bytyqi /arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/847124972694032/
Jetëgjatësia më e lartë në jug të Shqipërisë, gratë jetojnë ...
Ilir Krasniqi rikthehet në stërvitje, pritet të jetë gati pë...
Trump lavdëron Grenellin: Ka bërë një punë të jashtëzakonshm...
Cancelo nuk dëshiron rikthimin tek Al-Hilal, po e mendon qën...
Gërvalla: Jam habitur nga dekreti i presidentes, ishte i nxi...
Moti nesër i vranët, IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore