Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, e ka quajtur të papranueshme kërkesën e emisarit sllovak, Mirosllav Lajcak, që Kosova të ndryshojë Kushtetutën për të implementuar Asociacionin e Komunave Serbe.
“Çdo përpjekje e cenimit të aktit më të Lartë shtetëror – Kushtetutës është akt i papranueshëm!”, ka thënë Balje.
Sipas saj një gjë e tillë nuk vjen fare në shprehje.
Reagimi i plotë:
Porosi për ata që frymëzojnë ndërrime kushtetuese !
Shteti im Kosova është vatër e konfirmimit të fuqishëm të shtetit më afirmativ të të drejatve të komuniteteve joshumicë.
Çdo përpjekje e cenimit të aktit më të Lartë shtetëror – Kushtetutës është akt i papranueshëm!
Nuk mund të ketë e as që vjen në shprehje kurr kurfarë ndryshimi kushtetues.
Shembull tipik i lajthitjeve dhe lavirintit nga nuk mund të largohesh është Republika Sërpska në Bosnjë e Hercegovinë që është bërë kancer i BeH! Në Evropë nuk mund dhe nuk do të ketë edhe një ” Republika Sërpska” e konvertuar në ASK!
Ne boshnjakët e adhurojm atëdheun tonë Kosovën kështu siq është dhe i jemi falenderues përjetësisht për mundësin e barabart që na e ka dhënë! Do jemi krah për krahu me popullin shqipëtar në luftën për drejtësi dhe civilizim botëror!
Larg duart nga improvizimet siq është ” Republika Sërpska”!
Dhe për fund dy pyetje shumë domethënëse!
Si do të jetojnë komunitetet tjera jo sërbe në ASK – si është kjo e rregulluar ?
Kur do të arrihet konsenzusi minimal i partive politike shqiptare në raport me Sërbin?
E dhimbshme: Nesër varroset Hekuran Hoxha, biznesmeni nga Gj...
“Memories”, Gjesti publikon këngën më emocionale të tij
Ambasada amerikane në Tiranë paralajmëron për pasoja të rënd...
Dogana dhe AKI me aksion kundër barnave të kontrabanduara në...
Çka u konfiskua në aksionin e Antidrogës në Suharekë? – poli...
“Je i pashpirt”, DJ Gimbo shpërthen ndaj Rogertit pas pyetje...