Shqiptaro-amerikani, Uk Lushi, ka reaguar ndaj thirrjes së Albin Kurti ka bërë për diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ta votuar Joe Biden.
Lushi tha se “Relacioni Amerikë-shqiptarë nuk është tavolinë bixhozi ku vendosen baste që panevojshëm mund t’u kushtojnë shqiptarëve kudo”.
Analisti që jeton në Amerikë i tha Kurtit se “ata nuk kanë nevojë për mësues”.
Postimi i plotë:
Njerëzit që nuk janë shtetas amerikanë nuk duhet të përzihen apo tentojnë të influencojnë votuesit amerikanë për kënd të votojnë në Amerikë. Kjo vlen sidomos për politikanët shqiptarë në Ballkan.
Relacioni Amerikë-shqiptarë nuk është tavolinë bixhozi ku vendosen baste që panevojshëm mund t’u kushtojnë shqiptarëve kudo.
Shtetasit amerikanë me përkatësi apo prejardhje shqiptare janë njerëz të dijshëm dhe do të votojmë sipas vullnetit të lirë. Afër 1 milionë shqiptarë të Amerikës nuk kanë nevojë për mësues apo tutorë si të votojmë.
Mjaft me thirrje dhe sjellje politike, demokratike dhe legale të rrezikshme!
Gjendet pa shenja jete një burrë në Mitrovicë
Tërmet i fortë në Greqi, lëkundjet ndihen dhe në jug të Shqi...
8 Marsi – shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë