Gjykata e Apelit pritet të vendos në lidhje me ankesën e mbrojtjes së Haki Rugovës pasi Gjykata e Pejës ia ka caktuar masa e arrestit shtëpiak, nën dyshimet për kryerjen e veprave penale korruptive.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Pejë, Tringa Zhuti.
Zhuti tha se mbrojtja e të pandehurit Rugova ka paraqitur ankesë kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Pejë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak dhe se ankesa tani është dorëzuar në Gjykatën e Apelit.
Ndryshe, me 11 tetor 2020, Departamenti për Krime të Rënda i Gjykatës Themelore në Pejë e ka aprovuar propozimin e Prokurorisë Themelore në Pejë, për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj kryetarit të Komunës së Istogut, Haki Rugova, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “konflikt i interesit”, “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “falsifikim i dokumentit zyrtar”, si dhe ndaj nënkryetarit Lulzim Blakaj, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “falsifikim i dokumentit zyrtar”.
Të njëjtëve u është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji.
Ndërsa, për të pandehurin F.B, i dyshuar se në bashkëkryerje me dy të lartpërmendurit kishte për të kryer veprën penale “falsifikim i dokumentit zyrtar”, prokurori i shtetit në seancë hoqi dorë nga propozimi për caktimin e masës së arrestit shtëpiak.
Lajmi u bë i ditur përmes komunikatës për media të gjykatës në fjalë.
“Gjyqtarja e procedurës paraprake pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe pas analizimit të shkresave të lëndës ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit H.R dhe L.B kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohen nga ana e prokurorisë së shtetit, po ashtu ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se me gjetjen e mundshme të pandehurve në liri mund të ndikojnë tek zyrtaret Komunalë, por edhe tek dëshmitarët e tjerë në drejtim te fshehjes dhe ndryshimit të provave materiale e me këtë të pengojnë rrjedhën normale të procedurës penale. Gjithashtu, duke pas parasysh peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat në të cilat janë kryer veprat penale dhe duke pas parasysh pasojat e rënda që kanë këto vepra penale për shoqërinë, përhapjen e tyre në masë shqetësuese si dhe faktin se i pandehuri H.R edhe më parë ka qenë i njohur për organet e drejtësisë për vepër penale konflikt interesi, tregojnë rrezikun se me gjetjen e mundshme të të pandehurve ne liri, të njëjtit mund te përsërisin veprat penale apo të kryejnë ndonjë vepër të re penale”, thuhet në komunikatë.
Ndryshe, me 9 tetor 2020, me urdhër të Prokurorisë Themelore në Pejë, është arrestuar kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova.
Rugova është arrestuar nën dyshimin për kryerje të veprave penale të korrupsionit.
Bashkë me Rugovën, nën pranga janë vënë edhe nënkryetari i Komunës së Istogut, Lulzim Blakaj dhe një zyrtar tjetër.
Lajmin për arrestimin e tyre e kishte konfirmuar prokurorja kujdestare në Prokurorinë Themelore të Pejës, Valbona Dishaj-Haxhosaj.
“Po mund të ju konfirmoj se me urdhër të Prokurorisë Themelore në Pejë është arrestuar Kryetari i Komunës së Istogut, nënkryetari i kësaj komune dhe një zyrtar tjetër. Të njëjtit janë arrestuar nën dyshimin për kryerje të veprave penale të korrupsionit” kishte thënë Dishaj-Haxhosaj për “Betimi për Drejtësi”.
Ndryshe, Haki Rugova aktualisht është duke u gjykuar nga Gjykata e Pejës për veprën penale të konfliktit të interesit./Arbresh.info/
Limi i ashpër me Albën: Mbylle atë gojë të qelbur
Hapet ekspozita “Spaces in Dialogue” në Kryeministri, 22 vit...
Turqia arreston gjashtë persona për spiunazh për Iranin
Kush janë “kampionët” për minus vota nga tri partitë më të m...
Arben Gashi: Ka zëra se Ramush Haradinaj po i mbledhë nënshk...
Zuckerberg thotë se 3.5 miliardë përdorues përdorin çdo ditë...