Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk do të ketë një paketë të tretë për rindërtimin e ekonomisë, pas krizës së shpërthimit të pandemisë së COVID-19.
Rama solli në emisionin “Opinion” edhe rastin e Serbisë, që sipas tij në xhepat e qytetarëve serbë kanë shkuar pak para në krahasim me atë që është bërë publike në media.
Rakipllari: Do ketë apo jo një paketë të tretë për rimëkëmbjen për ekonominë? Siç e kishte Maqedonia që pati një paketë të katërt për turizmin para dy ditësh?
Rama: Nuk e kam thënë asnjëherë që do të ketë. Unë nuk numëroj miliona në televizor, por shoh shifrat konkrete dhe disbursimet të të gjitha vendeve.
Deklaroi edhe Serbia që ishte edhe më e madhe se e gjithë botës, se ishte para zgjedhjeve, por çfarë u ka shkuar qytetarëve në xhep është komplet tjetër nga ajo. E çfarë janë nga ato shifra kredi e çfarë janë pagesa direkte është një gjë krejt tjetër.
Revista britanike “Express”: Tirana, destinacioni surprizues...
Ekstradohet nga Franca në Kosovë i dyshuari për vrasje në te...
Vazhdon gjykimi për spiunazh ndaj Jelena Gjukanoviqit
Hegseth i kërkon shefit të shtabit të ushtrisë amerikane të ...
Sot mblidhet Qeveria “Kurti 3”, shqyrtohen masat...
Seancë e jashtëzakonshme në Kuvend për shtrenjtimin e naftës...