Policia në Francë ka kryer bastisje dramatike në mëngjesin e sotëm në shtëpitë e ish kryeministrit, ministrave të tanishëm dhe të mëparshëm të shëndetësisë dhe zyrtarëve të tjerë të lartë, si pjesë e hetimit të përgjigjes së qeverisë ndaj pandemisë së koronavirusit.
Zyrat e ministrit të shëndetësisë, Olivier Veran, si dhe adresën private të ish kryeministrit Edouard Philippe, Veran dhe paraardhësja Agnes Buzyn, Zyrtari i lartë i shëndetit Jérôme Salomon dhe Sibeth Ndiaye, ish-zëdhënëse e Presidentit Emmanuel Macron, u kontrolluan të gjithë të enjten, ka konfirmuar ministria franceze e shëndetësisë.
Ndërhyrjet u zhvilluan në mëngjes pasi Presidenti Macron iu drejtua kombit për të njoftuar shtetrrethimin në Paris dhe tetë qytete të tjerë francezë për t’u marrë me numrin në rritje të infeksioneve të reja.
Një gjykatë speciale ka urdhëruar një hetim mbi trajtimin e qeverisë për krizën e koronavirusit pas dhjetëra ankesave nga pacientë të Covid-19, mjekë, personel burgu, oficerë policie dhe të tjerë në Francë./arbresh.info/
Suspendohen nga puna dy kirurgët, që u rrahën pak ditë më pa...
“Diskutim i hapur dhe miqësor”/ Osmani takohet me presidente...
I mbijetuari i “Natës së Tmerrit” në Mitrovicë: Nëna ime u v...
Keqpërdorimet e votave në Deçan e Junik, intervistohen 30 të...
Gazmend Muhaxheri mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë”
Drejtori i Policisë: Nga viti 2000 e deri më sot kemi humbur...