Prej mbrëmjes së djeshme ka hyrë në fuqi Akti Normativ për masat e reja anticovid.
Akti mban firmën e kryeministrit Rama, ministrave Lleshaj e Manastirliu, ndërsa thekson se maska mbrojtëse bëhet e detyrueshme jashtë ambienteve të shtëpisë.
Në rast shkeljeje të rregullit qytetarët gjobitem me 3 mijë lekë, ndërsa në rast përsëritje gjoba shkon në 5 mijë lekë.
“Te drejten e dhenies se mases administrative për mosperdorimin e barrierës mbrojtëse (maskës) e ka Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake sipas modelit te gjobës të miratuar prej tyre. Ekzekutimi i kundravajtjes administrative do të kryhet nëpërmjet Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike duke u bërë pjesë e faturave të energjisë elektrike. Mënyra e ekzekutimit të kundravajtjes administrative nëpërmjet Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike përcaktohet me udhëzim të përbashkët të ministrisë përgjegjëse për energjinë, ministrisë përgjegjëse për financat dhe ministrisë përgjegjëse për shëndetësinë”,- theksohet në vendimin e qeverisë./BW


Rregulla të reja në Ulqin: Gjoba deri në 500 euro për ata që...
“Përse u ndave me babin”, pyetja e sikletshme që...
E ofendoi publikisht, Fabjola për Arbanën: Ajo nuk duhet të ...
Kurti: Do të investojmë 30 milionë euro në parqe industriale
Hamza: Qytetarët kanë nevojë për zgjidhje serioze, jo për pë...
Evakuim masiv në Pforzheim: Rreth 30 mijë banorë largohen pa...