Numra rekord të rasteve të coronavirusit po vazhdojnë të njoftohen në Evropë, ndërsa kontinenti lufton me një valë të re të infeksionesh.
Italia, dikur epiqendra globale e pandemisë, ka raportuar 7,332 infeksione të reja – rritja më e lartë ditore e regjistruar.
Rumania gjithashtu ka shtuar një numër rekord të 4,016 rasteve në numërimin e saj, raporton BBC, transmeton Telegrafi.
Dhe siç kemi raportuar më parë, rekordet janë thyer sot në Rusi, Slloveni, Kroaci dhe Bosnjë-Hercegovinë. Ndërkohë 11.970 raste të reja janë raportuar në Spanjë.
Megjithëse nuk është një rekord, ajo vjen prej Spanjës vazhdon të raportojë numrin më të lartë të infeksioneve në Evropë – aktualisht mbi 908 mijë, sipas Universitetit Johns Hopkins.
Tragjedi në Kaçanik: Dyshohet se një person ra në bunar, nxi...
Studimi: Rreziku kardiovaskular te meshkujt nis më herët nga...
Fushtica: Nga tërmeti nuk raportohet për dëme të serioze apo...
Komuna e Prishtinës del me udhëzime për qytetarët pas tërmet...
Volcanodiscovery: Për 30 ditë Kosova u përball me 36 tërmete...
Emocione në Big Brother: Luizi surprizohet nga vajza e tij, ...