Çekia mbyll shkollat, baret, restorantet dhe klubet e natës, nga dita e mërkurë, në përpjekjen për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Me 493 të infektuar për 100 mijë banorë dhe gati 1 mijë viktima, Çekia është shteti me nivelin më të lartë të infektimeve në raport me popullsinë.
Mes masave strikte të njoftuara nga autoritetet, të hënën, përfshihet, gjithashtu, mbyllja e teatrove, kinemave, galerive muzeve e parqeve për të paktën dy javë, ndërsa palestrat dhe pishinat ulën qepenët, që prej së premtes, raporton A2.
Shkollat do të qëndrojnë të mbyllura të paktën deri në 2 nëntor, me përjashtim të kopshteve për fëmijët e punonjësve në sektorët kyçë. Mbajtja e maskës në ambientet publikë është e detyrueshme dhe grumbullimet janë kufizuar në 6 persona.
Ndërsa e cilësojnë si alarmant nivelin e lartë të infektimeve, ministri i Shëndetësisë, Roman Prymula, tha se sistemi shëndetësor çek po përballet me rritje të ndjeshme të pacientëve në terapitë intensive dhe se më shumë njerëz po vdesin.
Të premten, vendi shënoi 8617 raste të reja përgjatë 24 orëve, shifra më e lartë që prej fillimit të pandemisë ndërsa, të hënën, u shënuan një numër rekord prej 65 viktimash.
Pamjet nga Meka, miliona besimtarë festojnë Fitër Bajramin
Myftiu Tërnava – politikanëve: Është e papranueshme që njerë...
Mijëra besimtarë myslimanë në sheshin Skënderbej, kremtohet ...
Bajram Begaj uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin
Edi Rama uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin
Kryeimami nga Xhamia e Madhe në Prishtinë: Islami është rend...