Ministri gjerman i Financave, Olaf Scholz, thekson se me bashkëpunim më të ngushtë mes qeverive, ekonomia e Bashkimit Europian mund ta kalojë krizën që po kalon nga Covid-19.
Gjermania mendon se ekonomia e Eurozonës mund të rikthehet në nivelet para krizës epidemike brenda dy viteve nëse liderët europianë punojnë së bashku.
Fondi Monetar Ndërkombëtar njoftoi të martën se ekonomia e Eurozonës parashikohet të tkurret me 8,3 për qind në 2020-ën, pasi në qershor kishte paralajmëroi uljen mbi 10 për qind.
Për ministrin gjerman të Financave, Olaf Scholz, efektet e pandemisë i ka zbutur disi solidariteti që shtetet anëtare treguan për vendet më të goditura.
Kjo synohet të arrihet me rënien dakord për të financuar mbi 1 trilionë euro deri në vitin 2027 dhe për të marrë hua 750 miliardë euro të tjera për grante e kredi për dëmet nga koronavirusi.
“Fakti që Europa po bashkëvepron po e ndihmon vërtet ekonominë por po ndihmon edhe në aspektin që tani të gjithë e kuptojnë se Europa është e zonja ta luftojë këtë krizë. Unë jam i idesë se jemi të fortë dhe se Europa vetë do të dalë më e fortë nga kjo.”
Parlamenti Europian prej muajsh nuk po bie dakord për projektet e propozuara, duke kërkuar më shumë financime për sektorë si shëndetësia, infrastruktura apo mjedisi, dhe për ta kushtëzuar shpërndarjen e fondeve për vendet që kanë nivel më të dobët demokracie dhe sundimi të ligjit, siç janë Polonia apo Hungaria.
Sholc shpreson që shtetet anëtare do ta votojnë buxhetin e BE-së brenda muajit tetor.
“Jam optimist se do t’i zgjidhim problemet që paratë të jenë gati për përdorim nga fillimi i vitit të ardhshëm. Kemi edhe presidencën e BE-së ndaj po punojmë intensivisht t’i bindim të gjithë se kjo është koha për kompromis.”
Sipas FMN-së, Eurozona do i rikthehet rritjes me 5,2 për qind në vitin 2021, ndërsa nga shtetet e saj, ekonomia gjermane do ulet me 6 për qind në 2020-ën, dhe Spanja, që varet më shumë nga turizmi, pritet të pësojë një tkurrje me 12,8 për qind të aktivitetit ekonomik për këtë vit.
“Vëllai im matanë bjeshkëve”, Rama lutet për Thaçin dhe të t...
Goditje masive ndaj emigrantëve, Trump paralajmëron masa të ...
Shkupi qyteti më i ndotur në Evropë
Konjufca takon vullnetarët e VV-së në Therandë: Me energjinë...
Mainoo mbetet jashtë skuadrës për ndeshjen me Aston Villan, ...
Kurti viziton Kampin e Njësive Speciale në Vrellë, testohen ...