Kryeministri Edi Rama teksa mori fjalën në konferencën me ndërkombëtarët dhe ministrinë e Drejtësisë për çështjen e korrupsioni u ndal tek vendimi ku maskat duke nisur nga e enjtja bëhen të detyrueshme në ambiente të hapura dhe në ato të mbyllura.
Rama ka thënë se kjo gjë do të shmang një mbyllje të dytë si ajo e mbylljes në fillim të pandemisë. Ai ka shtuar se shpreson që kjo nismë të merret seriozisht.
“Dua t’ju falënderoj që jeni ndihmë në vendosjen e maskave të cilat nga e enjtja do jenë të detyrueshme. Shpresoj që kjo masë të zbatohet nga qytetarët, që çdo individë të bënte detyrën e vet të vogël përballë asaj që do të ndodhte në një mbyllje të dytë për shkak të këtij virusi të pabesë.”, -tha Rama./TCH
Rregulla të reja në Ulqin: Gjoba deri në 500 euro për ata që...
“Përse u ndave me babin”, pyetja e sikletshme që...
E ofendoi publikisht, Fabjola për Arbanën: Ajo nuk duhet të ...
Kurti: Do të investojmë 30 milionë euro në parqe industriale
Hamza: Qytetarët kanë nevojë për zgjidhje serioze, jo për pë...
Evakuim masiv në Pforzheim: Rreth 30 mijë banorë largohen pa...