Kosova është mposhtur nga Sllovenia me rezultat minimal 0 – 1, ndeshje e zhvilluar në “Fadil Vokrri”, e vlefshme për xhiron e tretë të grupit C në Ligën e Kombeve.
“Dardanët” zhvilluan ndeshje të bukur, me disa raste shënimi, por assesi s’ia dolën të ‘tundin’ portën e Jan Oblak, vlera e të cilit kushton hiq më pak se 90 milionë euro, shkruan portali arbresh.info.
Sllovenia shënoi golin e fitores në minutën e 22-të pas një kundërsulmi të shpejtë, duke përfituar nga gabimi në mesfushë i nikoqirëve.

Tutje, Kosova provoi disa herë në fundin e pjesës së parë, mirëpo Oblak gjithmonë ishte në vendin e duhur.
Gjatë 45-minutëshit të dytë, ndeshja ishte më e baraspeshuar me ndeshjen që zhvillohej më shumë në mesfushë.
Pas kësaj humbje, Kosova renditët në pozitën e tretë me një pikë, derisa Sllovenia qëndron në të dytin me shtatë sosh./arbresh.info.
Të arsimuarit po lënë Shqipërinë, emigrojnë 23%, rikthehen 3...
Rriten vdekjet në vendin e punës, 19 viktima nga fillimi i v...
KQZ miraton fletëvotimin për votimin jashtë Kosovës
Agim Veliu reagon ashpër ndaj LDK-së pasi nuk u përfshi në l...
PDK prezanton listën e kandidatëve për deputetë
Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur