Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj nënshkroi sot edhe tre udhërrëfyes klinik, të hartuar nga grupet profesionale dhe miratuar nga Këshilli Kombëtar për Udhërrëfyes dhe Protokolle Klinike.
Udhërrëfyesit e nënshkruar nga Ministri Zemaj janë: Trajtimi i sëmundjes iskemike trunore; Kujdesi dhe trajnimi i personave të diagnostikuar me Hepatit C; dhe Menaxhimi farmakologjik i sëmundjes së sheqerit tip 2 tek të rriturit.
Udhërrëfyesi i parë ndihmon profesionistët që të kenë qasje më të lehtë në trajtimin e sëmundjes iskemike trunore, por edhe tregon hapat e trajtimit të bazuar shkencor; i dyti do të ndihmoj profesionistët shëndetësor, që kujdesi dhe trajtimi i të infektuarve me Virusin e Hepatitit C të jetë profesional, derisa udhërrëfyesi i tretë ka për qëllim që të gjithë mjekët që merren me të sëmurët me sëmundjen e sheqerit tip 2 në Kosovë për të rritur, t’ju ndihmojë në vendimet e përditshme klinike.
Ministria e Shëndetësisë deri tani ka aprovuar 17 udhërrëfyes klinik, 9 prej të cilëve gjatë mandatit të ministrit Zemaj.
Dy udhërrëfyes të tjerë të planifikuar për sivjet janë në fazën finale dhe të njëjtit pritet të aprovohen e nënshkruhen së shpejti./arbresh.info
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...
Situata në Lindjen e Mesme, 11 kosovarë të evakuuar nga Duba...
“Ndeshja e kthimit do të jetë në shtëpinë tonë, dhe kjo pady...
Gazi natyror rikthehet në debat: A është Kosova gati për një...
Prishtina shënon Ditën Botërore të Veshkës me aktivitete ndë...