Instituti i Historisë “Ali Hadri” përmes një komunikate për media ka deklaruar se nuk ka dërguar tre historianët Frashër Demaj, Jusuf Bajraktari e Fehmi Rexhepi të apostrofuar në lidhje me tekstet alternative të historisë së popujve të Ballkanit, raporton Gazeta Express.
“Instituti i Historisë-Prishtinë, këto ditë po ndjekë me shqetësim debatin e fundit në mediume të ndryshme, lidhur me botimin e teksteve të përbashkëta alternative të historisë së popujve të Ballkanit, projekt në të cilin ishin të përfshirë edhe tre studiues nga Kosova. Në këtë debat, i cili po shoqërohet me akuza e kundërakuza, e shohim të arsyeshme të sqarojmë për opinionin e gjerë se asnjëri prej tre historianëve të apostrofuar (Jusuf Bajraktari, Fehmi Rexhepi dhe Frashër Demaj) nuk është dërguar nga Instituti”, thuhet në komunikatë.
Tutje, Instituti i Historisë në këtë komunikatë distancohet nga përmbajtja e këtyre teksteve dhe kanë kërkuar nga ASHAK’u dhe Ministria e Arsimit që të kenë qëndrim të përbashkët lidhur me këtë çështje.
“Sa i përket përmbajtjes së teksteve, Instituti i Historisë nuk pajtohet me përmbajtjen e tyre. Në këtë kontekst, kërkojmë nga institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës, e në veçanti nga Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, që të kemi një qëndrim të përbashkët”, thuhet tutje në komunikatë.
Gati 60 mijë aplikime për vota nga diaspora
Kurti: Agron Rrahmani gjithmonë do të mbetet shembull i një ...
OBSH dhe Spanja për shpërthimin e Hantavirusit: Situata nën ...
Hamza mirëpret në PDK Kolonel Skender Hoxhën, do të jetë kan...
Çka po paralajmërojnë Selin dhe Gimbo?
“Falë Zotit nuk jam madrilen”, Yamal provokoi rivalët më të ...