Mijëra studentë dhe punonjës organizuan sot tubime në mbarë Indonezinë në shenjë proteste kundër ligjit të ri për punësim, që u miratua më parë këtë javë, transmeton Anadolu Agency (AA).
unonjësit dhe studentët u tubuan në qytete të ndryshme në vend kundër ligjit për punësim i cili, siç theksojnë, anashkalon të drejtat e punëtorëve ndërsa mbron punëdhënësit.
Në disa qytete forcat e sigurisë intervenuan me gaz lotsjellës dhe topa uji, meqë demonstrantët bllokuan rrugët.
Në vende të ndryshme të Xhakartës ndodhën trazira të ndryshme ndërsa forcat e sigurisë parandaluan tubime masive të qytetarëve në një vend.
Zëdhënësi i policisë së Xhakartës, Yusri Yunus deklaroi se prej dje në kryeqytet u arrestuan rreth 400 demonstrantë.
Duke theksuar se me ndryshimet e ligjit kufizohen të drejtat e ndryshme të punëtorëve të tilla si orari i punës, pagesa dhe sigurimet sociale, sindikatat po i kërkojnë qeverisë dhe parlamentit të bëjnë ndryshime në ligjin e miratuar të hënën.
Qeveria pretendon se ligji i ri, përfshirë ndryshimet në menaxhimin e burimeve natyrore, të cilat janë debatuar që nga shtatori i vitit 2019 do të inkurajojë investimet e huaja, do të rrisë punësimin dhe do të stimulojë ekonominë.
“Ecim tutje”, mesazhi i Doarsa Kica-Xhelilit ndaj kritikëve ...
Dejona Mihali kritikon opozitën: Ju duhen zgjedhjet me i thë...
Trump pret në Shtëpinë e Bardhë astronautët e misionit histo...
Sot varroset 43-vjeçari i cili vdiq dje në vendin e punës
Netanyahu i kërkon Britanisë së Madhe të ndërmarrë veprime p...
Brenda 10 ditësh vdiqën dy punëtorë, Azemi: E kemi humbur lu...