Dejona Mihali kritikon opozitën: Ju duhen zgjedhjet me i thënë vetes që munden

11:19 | 30 Prill 2026
E.K

Koordinatorja e Lëvizja Vetëvendosje, Dejona Mihali, ka bërë një reagim politik ndaj zhvillimeve aktuale në vend.

Mihali ka thënë se sipas saj, Partia Demokratike e Kosovës nuk ka hapësirë politike për të imponuar zgjedhjen e presidentit dhe se, siç u shpreh ajo, debati politik po lidhet me rikthimin e figurave të mëhershme në pushtet përmes zgjedhjeve.

Ajo ka komentuar gjithashtu edhe rolin e LDK-së dhe AAK-së, duke pretenduar se këto parti po e shohin zgjidhjen përmes zgjedhjeve të reja, ndërsa ka përmendur edhe kalkulimet e tyre politike në këtë proces.

“E vërteta e LDK-së është që e dinë se pa ndihmë nga Presidentja e deritanishme nuk janë askund. Andaj veç zgjedhjet i presin mos po i shtohen votat nga jashtë. Se ata vet në qyqarllëkun e dëshmuar deri tani kaq ditën e mundën. Andaj ju duhen zgjedhjet me i thënë vetes që munden. Luajtën deri në sekondën e fundit me 15 nënshkrimet e kasafortës. Se hall i madh edhe Lutfi Haziri”, shkroi ajo./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale