
Ish-deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili ka reaguar me tone kritike ndaj asaj që e cilëson si fushatë shpifjesh kundër partisë së saj.
Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se sa herë që LDK “fillon ringritjen”, sipas saj rritet edhe propaganda kundër saj në disa media.
“Kur LDK fillon ringritjen, se ç’fillon propaganda e egër kundër saj! Dikujt, që prehjen po e gjen në shpifje në “gazeta”serbe, e fatkeqësisht dhe në “medie” në gjuhën shqipe, po i dhemb më shumë bashkimi ynë se sa ndarja në të cilën po kalon kjo shoqëri, e se sa lakmia e pushtetit që rrënon teksa ecë”, ka shkruar ajo.
Kica Xhelili theksoi se, sipas saj, LDK do të vazhdojë rrugën pavarësisht kritikave dhe sulmeve mediatike.
“T’dashur, me qetësi, se këtë rrugë që kemi nisë s’e ndalni, se durimi ynë ka temel’ që shpifjet e juaja s’i arrijnë! Ecim tutje”, përfundoi Kica.
.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...