Një thertore gjermane e goditur nga koronavirusi është urdhëruar të mbyllet, kanë njoftuar autoritetet. Po vazhdojnë probleme me COVID-19 nëpër industrinë e mishit në Gjermani.
Thertorja “Wiedemark” në Soegel në veri të Gjermanisë, që është në pronë të gjigantit Toennies, duhet të ndalojë therjen e kafshëve nga dita e premte, e të kompletojë paketimin deri të dielën e më pas të mbyllet. Fillimisht duhet të mbyllet për 22 ditë, kanë thënë autoritetet rajonale të Emslandit. 112 nga 2000 e më tepër punëtorë janë testuar pozitivë me koronavirus.
Toennies ka thënë se ka marrë masa për të parandaluar infeksionet e reja në ditët e fundit në koordinim me autoritetet e Emslandit dhe e ka vlerësuar urdhrin për mbyllje të kësaj fabrike të mishit si “jo proporcionale”. Ka thënë se do të ndjekë rrugët ligjore.
Përhapja e koronavirusit në disa thertore në Gjermani ka detyruar industrinë e mishit në këtë vend të rishikojë sistemin e punës.
Fabrika e mishit e Toennies në Rheda-Wiedenbrueck ishte mbyllur për një muaj në qershor pasi rreth 1500 punëtorë kishin rezultuar pozitivë me koronavirus./Express/
Smajl Latifi betohet për mandatin e katërt radhazi si kryeta...
Katy Perry zyrtarizon lidhjen me ish-kryeministrin kanadez
Edi me kërcim sensual qysh në mëngjes
“Java kundër Korrupsionit 2025” nis me aksion si...
Nisë Java e Integritetit, jepet mesazhi për anti korrupsion
KQZ mban mbledhjen e radhës, pritet miratimi i formulës së k...