Ndeshja në mes Llapit dhe Dritës, e paraparë të zhvillohej në javën e parë të kampionatit, por që fillimisht ishte shtyrë shkaku i kërkesës së ekipit nga Gjilani, pas angazhimeve në garat ndërkombëtare – tani është shtyrë përsëri, por kësaj radhe me kërkesë të klubit Llapi.
“Ndeshja e mbetur e javës së parë, Drita – Llapi, e paraparë të zhvillohej të shtunën, është shtyrë për më vonë. Arsyeja e shtyrjes së kësaj ndeshjeje është bërë me kërkesë të Llapit, skuadër e cila i ka dy lojtarë të angazhuar me Kombëtaren U21 për ndeshjet kundër Austrisë dhe Andorrës dhe në bazë të Rregullores së Garave klubi që jep dy apo më shumë lojtarë në ekipet kombëtare atëherë kërkesa për shtyrje të ndeshjes i aprovohet. Komisioni i Garave së shpejti do të caktojë një termin të ri për këtë ndeshje. Ndërkohë, ndeshja tjetër e mbetur Drita-Trepça’89 do të zhvillohet në terminin e paraparë, më 14 tetor, në orën 14:00”, thuhet nga FFK-ja, transmeton Insajderi.
Drita, ka dy ndeshje më pak të zhvilluara, për arsyen e lartë cekur, ndërsa ka zhvilluar dy ndeshje dhe i ka fituar që të dyja.
Dekreti për shpërndarjen e Kuvendit, Kushtetuesja: Sot afati...
Ambasadori i Francës nuk komenton deklaratat e deputetit të ...
Rama: Pas vendosjes së kamerave bie numri i veprave kriminal...
Zbulohet lista e 10 klubeve që shitën më shumë fanella më 20...
Kosova dhe Turqia drejt thellimit të bashkëpunimit në fusha ...
Zhdukja e Alush Kastratit – operacion kërkimi me dronë, qen ...