Nesër me fillim nga ora 20:45 do të zhvillohet takimi ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, duel ky në kuadër të gjysmëfinale së play-offit të Ligës së Kombeve.
Ndonëse me tetë mungesa, Challandes do të mundohet që ndaj Maqedonisë të vendos formacionin më të mirë që ka në dispozicion.
E për të folur më shumë rreth situatës së nesërm, dhe se sa janë futbollistet e përgatitur psiqikisht për këtë takim, foli edhe ish-trajneri i Kosovës, Albert Bunjaku.
“Edhe gjatë kohës time si trajner në Kombëtaren, një trajneri mendon matematikat e mundshme për me arrit një rezultat, trajnerët dhe futbollistet ushtrojnë ne aspektin mental se si t’i kontrollojnë emocionet në ndeshje të tilla”.
“Qysh duhet te parapërgatitesh në një stadium te zbrazët, me rendësi është me dhënë maksimumin, nëse e keni dhënë maksimumin gjithmonë e ke një përgjigje. Ne të gjithë dëshirojmë me fitu ketë lojë, por rrethanat mund te ndryshojnë”, tha Bunjaku në emisionin “Prime Time”.
Shefi i EULEX-it viziton Zyrën e Kryeprokurorit, në fokus mb...
Nga sot hiqet detyrimi i paraqitjes 6-mujore për pensionistë...
Real Madrid me shumë mungesa ndaj Monacos
Begaj kërkon nga Moldavia rishqyrtimin e çështjes së njohjes...
Gjukiq: Vuçiq po e përfshin Serbinë në konflikte globale
Spanja shpall tre ditë zie kombëtare pas aksidentit hekurudh...