TIRANË- Komisioneri Evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka thënë se Shqipëria i ka ndjekur me vendosmëri Reformat për tu bërë tu afruar me Bashkimin Evropian.
Teksa ka thënë se Reforma Zgjedhore është një kusht për të çelur konferencën e parë ndërqeveritare për negociatat e anëtarësimit, Varhelyi ka shtuar se të gjitha institucionet duhet të punojnë me njëra-tjetrën për të bërë të mundur që Shqipëria të vijojë të ecë përpara
Më tej Varhelyi dha edhe një vlerësim për punën e bërë me reformat në Drejtësi dhe atë Zgjedhore.
“Të gjitha institucionet duhet të punojnë me njëra-tjetrën për të bërë të mundur që Shqipëria të vijojë të ecë përpara. Jemi në një moment kyç, kur Shqipëria gjendet më pranë se kurrë BE-së dhe kontributi i të gjithëve është vendimtar. Ne jemi me ju, po punojmë me ju që të bëheni shtete anëtare të BE-së dhe të integruara në jetën tonë. Ballkani Perëndimor ka qenë përparësi për Komisionin dhe që nga dita e parë kemi qenë të angazhuar për të mbajtur premtimet për Ballkanin. Jemi të bindur se e ardhmja e rajonit është në BE. Shqipëria i ka ndjekur me vendosmëri përpjekjet për reforma, vendi ka bërë përparim vendimtar dhe është pranë përmbushjes së kushteve. Përgëzoj institucionet e vetting-ut. Kemi parë edhe një numër operacionesh të suksesshme ndërkombëtare. Inkurajoj palët që të mbajnë fokusin në reformat e domosdoshme”, shtoi Varhelyi./TCH
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...