Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, pas mbledhjes së Kryesisë ka deklaruar se është vendosur që më 27 prill të mbahet seancë plenare, e cila nuk do të ketë në rend dite çështjen e presidentit.
Ajo ka theksuar se në seancën e 27 prillit do të trajtohen çështje me rëndësi, përfshirë shqyrtimin e Projektligjit nr.10/L-007 për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Bordin e Paqes.
“Do të doja të ishte ashtu, por ende jemi në pritje të një konsensusi sa i përket çështjes së presidentit”, tha Haxhiu.
“Jam e gatshme të heqë dorë nga pozita e kryetares së Kuvendit, që vendi të mos shkojë në zgjedhje”, u shpreh ajo.
Sipas saj, Kryesia e Kuvendit ka vendosur që seanca e radhës të mbahet më 27 prill në ora 10:00, ku do të adresohen disa çështje të rëndësishme, me fokus të veçantë anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes.
Vendim disiplinor në Trepçë, largohen përkohësisht 5 punëtor...
Kurti në Austri, takohet me kancelarin Christian Stocker
Numërohen 27% e votave për deputetë
Operacioni “White Star”/ Pesë të arrestuar, sekuestrohen arm...
Radoniqi: Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve pritet të s...
Platini: Komplot për të më larguar nga presidenca e FIFA-s