Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka mirëpritur në zyrën e saj një prej kantautorëve më të shquar shqiptarë.
Ajo është takuar me Armend Rexhepagiqin, me të cilin përveç të tjerash ka edhe një miqësi shumë të mirë.
Në disa fotografi të realizuara gjatë takimit e të ndara me ndjekësit në Facebook, Dumoshi shkruan se miqësisht i kërkoi këngëtarit dhe kompozitorit të njohur që sa më shpejt të rikthehet me një koncert recital për adhuruesit e muzikës së tij.
“Me Armend Rexhepagiqi, ikonën e Prishtinës, mikun tim të mijëvjeçarit të kaluar. Folëm pak për të shkuarën, për Prishtinën ku jemi lind e rritë, për dinamikën e sotme për trendin me të cilin po zhvillohet kultura në Kosovë dhe veçanërisht për organizimin e koncerteve që do të pasuronin jetën tonë kulturore. Shfrytëzova rastin që miqësisht në emër të të gjithë adhuruesve të këngës së tij, ta lus të na vijë sa më shpejtë me këngë të reja. Armend, lum ne që të kemi”, ka shkruar Vlora Dumoshi në Facebook.

E njëjta ka nderuar së fundmi emra të shumtë nga kultura me çmimet për muzikë dhe teatër.
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...