Autoritetet greke thanë sot se kanë zbuluar planin e nëntë emigrantëve shqiptarë për të rrëmbyer dhe mbajtur peng një prokurore dhe drejtoren e burgut.
Nëntë shqiptarët gjenden në burgun e Korfuzit dhe përballen me akuza të rënda penale. Sipas policisë greke që citohet nga mediat vendase, shqiptarët kishin planifikuar një arrati nga burgu duke e shoqëruar këtë me pengmarrje.
Plani ishte që këta shqiptarë të detyronin drejtoren e burgut dhe prokuroren që tu jepnin leje dalje nga qelitë dhe këtë do ta realizonin duke organizuar rrëmbimin e tyre. Policia zbuloi se këtij plani po i vinte në ndihmë edhe një punonjës sigurie i burgut, mesa duket, në shkëmbim të një shume parash. Ky gardian kishte pranuar ti jepte dy pi stoleta shqiptarëve, me të cilat do të realizohej pengmarrja dhe arratia./lexo/
Haxhiu në konferencën, “Future Makers: Girls in ICT...
Policia e Kosovës trajnohet me KFOR-in për situata emergjent...
Zbulohet laborator droge në Graçanicë
Bernabeu nuk harron: Camavinga në qendër të kritikave pas el...
Sveçla: Mjedisi që na rrethon është trashëgimi e përbashkët ...
Tragjike në Shkodër, 27-vjeçarja humb jetën pas lindjes së b...