Sulmuesi i Napoli-t, Arkadiusz Milik do stërvitet i vetëm deri në janar pasi refuzoi kalimin të Fiorentina dhe Valencia.
Sipas Il Corriere dello Sport, Milik ka vendosur të kaloi të Juventus-i, ku do fitojë pesë milionë euro për sezon, andaj ka refuzuar klubet e tjera, transmeton portali arbresh.info.
Thuhet se Milik donte vetëm Juventus-in dhe një thirrje nga Andrea Pirlo ka bërë që polaku të jetë i mirëpritur të “Bianconerët”.

Milik ishte i lidhur gjithashtu me PSG-në, Tottenham-in dhe Romën, por të gjitha marrëveshjet dështuan në fund.
26-vjeçari tani do stërvitet individualisht deri në janar, pastaj do mundohet të largohet nga “San Paolo”.
Milik u transferua të “Napolitanët” në vitin 2016 nga Ajax-i për 33 milionë euro dhe ka shënuar 48 gola në 122 paraqitje./arbresh.info.
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...