Don Xhoni është një nga reperët shqiptarë që ka arritur famë të madhe për një kohë të shkurtër.
Artisti, i cili u cilësua si fenomeni i karantinës, po vazhdon të jetë aktiv dhe shumë i admiruar nga publiku.
Ai kësaj radhe ka qenë pjesë e “Shiko kush Luan”, ndërsa në një nga sfidat i duhej të fliste për disa nga artistët shqiptarë.

Një nga pyetjet ishte se me kë do refuzonte të bënte një bashkëpunim, përkundër se në fillim të lojës tregoi se me të gjithë ka raporte të mira.
Reperi nga Drenica theksoi se do refuzonte të bënte një bashkëpunim me Rina Balajn, pasi nuk përshtaten edhe aq shumë në muzikë.
https://www.instagram.com/p/CFuGqRAn95M/?utm_source=ig_embed
Në anën tjetër, Don Xhoni momentalisht është duke shijuar suksesin e këngës së re të titulluar “Cash Cash”.
Për vetëm dy javë, projekti kaloi shifrën e 1.8 milion klikimeve në YouTube. /Telegrafi/
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...