Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti u ka uruar të gjithë gjermanëve ditën e Bashkimit të Gjermanisë si dhe bartësve të institucioneve, Kancelares, Ambasadorit në Kosovë dhe Kryetarit të SPD-së.
Kurti përmes një shkrimi në facebook ka thënë Gjermania është shembull e model, për zhvillim përmes punës e dijes, përmes ndershmërisë e shtetit.
“E po ashtu, për neve shqiptarët, është model që mbështet argumentin se bashkimi kombëtar nuk sjell destabilizim, por balancim, zhvillim, demokratizim e paqe”, ka shkruar Kurti në facebook, shkruan arbresh.info.
Kurti tutje ka shkruar se sot të gjithë janë të kënaqur me Gjermaninë, lokomotivë e BE-së, garantuese e të drejtave të njeriut dhe demokracisë, promovuese e marrëdhënieve të mira mes shteteve.
Postimi i plotë:
30 vjet Gjermani e Bashkuar
Miq të Kosovës, sepse miq të drejtësisë universale e të ligjshmërisë në marrëdhënie ndërkombëtare. Miq të shqiptarëve, sepse dy popujt e kanë provuar se ç’do të thotë të jesh nën regjime diktatoriale, të cilat imponojnë ndarjen.
Sot ua uroj të gjithë gjermanëve ditën e Bashkimit të Gjermanisë. Ua uroj edhe bartësve të institucioneve, Kancelares, Ambasadorit në Kosovë dhe Kryetarit të SPD-së.
Gjermania është shembull e model, për zhvillim përmes punës e dijes, përmes ndershmërisë e shtetit. E po ashtu, për neve shqiptarët, është model që mbështet argumentin se bashkimi kombëtar nuk sjell destabilizim, por balancim, zhvillim, demokratizim e paqe.
Shumë vende perëndimore e fqinje ishin të shqetësuara atëbotë, dhe kundërshtuan bashkimin e dy Gjermanive. Por sot të gjithë janë të kënaqur me Gjermaninë, lokomotivë e BE-së, garantuese e të drejtave të njeriut dhe demokracisë, promovuese e marrëdhënieve të mira mes shteteve.
Nëntori, i shenjtë për gjermanët, fillon me ditën e tyre, nëntori i shenjtë për ne, mbaron me ditën tonë./arbresh.info
https://www.facebook.com/albini2017/posts/976155112884373
“Dividendi i luftëtarit”, Trump i jep çdo ushtari amerikan n...
KRU “Prishtina” njofton ndërhyrje në disa zona kyçe të kryeq...
Hamza: Fillimi i heqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës lajm...
FIFA ndan shifër rekord për fituesin e Botërorit 2026, ulen ...
Votat “surprizuese” të Messit në The Best, mbështetje për PS...
Sulmi në Bondi, Albanese njofton masa të ashpra kundër gjuhë...