Zinedine Zidane ka përsëritur edhe sot se është i lumtur me skuadrën që ka për momentin në Real Madrid.
Klubi e ka bërë të qartë qysh në fillim se nuk do të këtë prurje të reja në këtë afat kalimtar, për shkak edhe të efektit të pandemisë COVID-19 në financat e klubit.
“Jam i lumtur me skuadrën që kam”, ka thënë disa herë Zidane.
“Për mua, ata janë më të mirët”.
Pas ndeshjes së të enjtes kundër Real Valladolidit, Zidane tashmë ka përdorur 21 lojtarë nga 25 që i kanë mbetur në dispozicion këtë sezon kurse janë luajtur vetëm tri ndeshje deri me tani.
Këto tri ndeshje të gjitha janë luajtur në LaLiga derisa edhe pak javë na ndajnë nga rikthimi i Ligës së Kampionëve.
Alvaro Odriozola startoi të mërkurën dhe marco Asensio luajtur pas pjesës së parë duke u bërë kështu lojtari i fundit që involvohet në rotacionin e Zidane.
I pari nuk është dikush që do të garojë me Dani Carvajal në krahun e djathtë, por ai tregoi që mund të luajë në këtë pozitë në ndeshje të caktuara këtë sezon dhe do të këtë edhe më shumë minuta në javët që vinë pasi që Carvajal do të jetë jashtë fushave shkaku i lëndimit.
Asensio, në anën tjetër, dukej bukur në rikthimin e tij nga lëndimi.
Cilët lojtarë nuk i ka përdorë deri tani Zidane?
Rotacionet e mëdha kanë bërë që vetëm katër lojtarë senior mos të luajnë për Real Madrdin këtë sezon.
Portieri i dytë, Diego Altube është i pari.
Ai nuk pritet që të luajë shumë minuta, ndoshta fare, gjatë këtij sezoni.
Eder Militao, Mariano Diaz dhe Eden Hazard janë të tjerët dhe të gjithë këta për arsye shëndetësore, pra të lënduar.
Belgu i është bashkuar listës së të lënduarve, pasi u largua nga skuadra në përballje me Real Valladolid edhe pse ishte në listën fillestare.
Të tjerët, janë kthyer dhe sigurt do të luajnë në ndeshjet në vijim. /GazetaExpress/
Ndalohen 19 kryesues në Suharekë, të dyshuar për dallavere m...
Një lagje në Mitrovicë mbetet pa ujë të pijshëm, Ujësjellësi...
Zjarri përfshin termocentralin në Teheran
Prangoset kosovari në Kukës, i kapen në kufi municion luftar...
FSK merr pjesë në ushtrimin ndërkombëtar “Dynamic Front 26” ...
Haliti: Kërkojmë të dimë kandidatin për kryeparlamentar para...