Ish drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës Sami Mazreku, ka nisur punën si u.d drejtor i Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS). Në këtë pozitë deri më tani ishte Blerim Pushkolli.
Mazreku ka thënë se me ritëm edhe më të përshpejtuar do të vazhdoj punën në pozitën e re.
“Për besimin që ma kanë dhënë falënderoj Asamblenë e Përgjithshme të Byrosë̈ Kosovare të Sigurimeve”. “Të dashur miq, familjarë, bashkëpunëtorë. Me 1 tetor unë kam nisur punën si u.d drejtor i Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS). Gjatë tri viteve të fundit si drejtor i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës kam dhënë kontribut maksimal në promovimin, por edhe zgjidhjen e shumë problemeve në sektorin e sigurimeve. Më ritëm edhe më të përshpejtuar do të vazhdoj në pozitën e re. Për besimin që ma kanë dhënë falënderoj Asamblenë̈ e Përgjithshme të Byrosë̈ Kosovare të Sigurimeve. Na priftë̈ e mbara!”, ka shkruar Mazreku në profilin e vet në “Facebook”.
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...