Sërish kryeministri Rama ka zgjedhur që mëngjesin ta nisë me përgjigje për ata që sipas tij shpifin për ekonominë shqiptare.
Në faqen e tij në Facebook, Rama shkruan se 10 bizneset më të mëdha në vend kanë paguar taksa 3 herë më shumë gjatë qeverisjes së tij.
Ai ka publikuar disa shifra sipas të cilave, nga viti 2006-2013 këto biznese kanë paguar 13 miliardë lekë taksa ndërsa nga 2014-2019 kanë paguar 39 miliardë. Rama shkruan se “oligarkët” kanë paguar 3 herë më shumë taksa në 5 vite se sa në të gjitha vitet e qeverisjes së atyre që shpifin.
“Mirëmëngjesi dhe me këtë të dhënë krahasuese, e cila tregon fare qartë se “oligarkët” kanë paguar 3 herë më shumë taksa në 5 vjet, se sa në të gjitha vitet e qeverisjes së atyre që shpifin e shpifin që diçka të mbetet, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Ai tutje ka thënë se në Shqipëri nuk ka asnjë lloj oligarkie dhe këmbë oligarku.
“*** termi “oligark” në Shqipëri s’ka asnjë lidhje, sepse në Shqipëri nuk ka asnjë lloj oligarkie dhe këmbë oligarku, kështu që kush e përdor ose manipulon publikon ose thjesht e përdor siç përdorej dikur fjala “kulak”, por pa lidhje”, ka përfunduar Rama.
https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10158193613596523
Me 90 vota për, miratohet Rezoluta për mbrojtjen e së vërtet...
Rezoluta për çmimet e naftës nuk miratohet, deputetët e Vetë...
Izraeli kërkon bisedime me Libanin, paralajmërohet rrezik pë...
Miratohet propozimi i LDK-së, rezoluta për çmimet e naftës z...
Shembja e rrugës në Prishtinë, Rama njofton për gjobat që ko...
Murati i përgjigjet Tahirit për rrogën e 13-të: Është në vul...