Nënkryetari i LDK’së, Lutf Haziri ka thënë se vija e kuqe LDK’ja i kishte vendosur ndaj PDK’së në zgjedhjet e kaluar, respektivisht ndaj Kadri Veselit, pasi që ai ishte kryetar i koalicionit të kaluar qeverisës.
“S’duhet të ketë vija të kuqe, edhe pse ne i kemi vendosur vetë ato si debat i brendshëm dhe kështu ka ndodhur, pra kemi pasur vija të kuqe për PDK’në”, ka thënë Haziri në emisionin “Debat” të RTK’së.
Duke komentuar deklaratën e kryetarit të PDK’së, Kadri Veseli i cili e quajtur “qeveri të lodhtë” qeverinë e drejtuar nga Avdullah Hoti, tha se është qeverisje e butë.
“Nuk është qeveri e lodhtë, por qeverisje e butë. Qeverisje e butë është kulturë e LDK-së”, ka thënë Haziri.
Duke folur për qeverisjen aktuale, ai tha se është qeverisje që po vazhdon, por la dyshime se kjo qeveri është stabile.
“Nëse dëshirojmë të kalojmë zgjedhjen e presidentit dhe aktakuzat, atëherë Kosova ka nevojë për stabilitet si oksigjeni. Ne e kemi ofruar vetën për stabilitet, nëse nuk dëshirojnë të tjerët, atëherë opsion janë zgjedhjet. Nëse nuk dëshirojnë stabilitet përmes dialogut politik, atëherë opsioni i zgjedhjeve nuk përjashtohet. Presidenti do të zgjidhet pas zgjedhjeve”, ka thënë Haziri.
Për t’iu rikthyer edhe një herë vijave të kuqe, Haziri tha se partia më e izoluar para zgjedhjeve ishte PDK-ja, kurse pas zgjedhjeve të 6 tetorit partia më e izoluar është Vetëvendosje.
“Është VV-ja pasi që askush s’dëshiron të hyjë në qeverisje me ta”, ka thënë ai.
Ekstradohen nga Italia dhe Gjermania në Kosovë, një grua dhe...
Franca thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në Izrael, K...
Rizvanolli kërkon rritje të masave të sigurisë, pas vdekjes ...
“Na ke bërë krenarë”, Hygerta surprizohet nga nëna për final...
Begaj: Nuk është e drejtë që Kosova ka mbetur larg proceseve...
Porti i ri tregtar në Porto Romano, SPAK sekuestron dosjen e...